Subscribe

 

Prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela, nuk i ka kursyer kritikat ndaj organit të akuzës dhe punës së prokurorëve në kuadër të një terreni të ri të krijuar pas miratimit të reformës në drejtësi.

 

Gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Ligjeve, Olsian Çela deklaroi se prokuroria e Tiranës ka rezultatet më të dobëta në lidhje me pastrimin e parave.

 

“Ne kemi prioritet pastrimin e parave. Prokurori i përgjithshëm mori përsipër për këtë aspekt. Pastrimi i parave jam dakord. Çfarë ndodh sot në Shqipëri. Nga ndërtohen këto që ndërtohen. Unë e kam shprehur këtë shqetësim. Sa referime ka sot nga drejtoria e tatimeve për seksionet e prokurorisë që merren me pastrimin e parave. Prokurori i Përgjithshëm mund të bëjë strukturën por heton. Prokuroria më e dobët në seksionin e pastrimit të parave është prokuroria më e madhe në vend (Tirana). Ky është problem.”

 

Para deputetëve Çela theksoi se puna e prokuroreve ende nuk është aty ku duhet.

 

“Mendoj se cilësisht ende lëmë për të dëshiruar. Ne fillojmë pak hetime kryesisht. Këto janë elementë të rëndësishëm për performancën. Shqetësimi dhe problemet që ngrihen janë të përditshme. Shqetësimet në shifra mendoj se janë të pamjaftueshme. Po performojmë jo mirë në disa drejtime thelbësore. A mund të ndodhë përmirësimi? Kjo ngelet për t’u parë. Mundësitë janë. Vakancat përbëjnë një problem. Thelbësore është mënyra si prokurorët shikojnë veten. A e dinë pse janë aty. Nuk janë aty vetëm të marrin rrogën.”

 

Sipas prokurorit të përgjithshëm, si pasojë e reformës në drejtësi, prokurorët kanë pagesa shumë të mira e mbrojtje maksimale dhe ka ardhur koha të bëjnë punën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *