Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka folur për situatën e shkaktuar në vend si pasojë e përmbytjeve.

Në një lidhje direkte me emisionin “Quo Vadis”, Çako tha se ditët në vijim parashikohet një rënie e konsiderueshmë të reshjeve. Ndërkohë, Shkodra mbetet ende një nga zonat më problematike.

Po ashtu, ai bëri me dije se në total janë evakuuar 45 familje nga zonat e prekura nga përmbytjet.

“Reshjet kanë sjellë pasoja në ekonomi. Nuk ka të kërcënuar asnjë familje apo individë. Të gjitha strukturat për mbrojtjen civile kanë qenë dhe vijojnë të jenë prezentë në cdo zonë ku ka pasur problematika. Zona më problematike mbetet Shkodra. Ka ende prezencë uji. Zona e Sukthit nuk është problematike.  Parashikohet një rënie e konsiderueshmë të reshjeve në ditët në vijim dhe një stabilizim të motit, me përjashtim të reshjeve që do të pëfshijnë zonat veriore. Nga reshje të shiut pritet të shndërrohen në reshje dëbore. Në total janë evakuar 45 familje në Lezhë dhe Shkodër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *