Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe GIZ inplementojnë në qarkun e Berati projektin “Punë në Komunitet”.Projekti i financuar nga Qeveria Federale Gjermane dhe i zbatuar nga GIZ,synon zbutjen e pasojave ekonomike dhe financiare që pandemia Covid-19 u ka shkaktuar komuniteteve lokale në Shqipëri.

Krahas impaktit social, kjo nismë synon të japë kontribut edhe sa i përket aspektit mjedisor,pasi mundëson përmirësimin e situatës së kanaleve të kullimit e për rrjedhojë minimizon efektin nga përmbytjet në tokat bujqësore, ndërkohë që parandalon edhe erozionin e tokës duke shtuar sipërfaqet e pyllëzuara.

Për kryebashkiakun e Beratit,Ervin Demo,projekti ka një rëndësi madhore për qarkun e Beratit,pasi ndikon drejtëpërdrejtë në uljen e nivelit të papunësisë.

“Në Bashkinë Berat,ky projekt mundësoi punësimin e rreth 80 personave,të cilët do të punojnë për pastrimin e 34 km kanale kulluese dhe ujitëse në dy njësitë administrative: Otllak dhe Velabisht”-ka thënë Demo. Kryebashkiaku Demo ka falenderuar për investimin e këtij projekti qeverinë gjermane dhe GIZ,të cilët-siç është shprehur Demo-kanë qënë partnerë të përhershëm të bashkisë Berat. Gerrit Bodenbender,Drejtor Programi i GIZ është shprehur se,ky projekt synon punësim afatshkurtër për rreth 650 persona në nevojë në disa bashki të vendit,ku Berati është një nga bashkitë përfituese.Bodenbender ka theksuar se,në këtë projekt janë përzgjedhur persona,të konsideruar si familjarë në nevojë,për kryerjen e punëve për komunitetin siç janë:pastrimi i kanaleve kulluese dhe mbjellje pemësh.

Në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe qeverisjen vendore,projekti do të angazhojë personat e punësuar respektivisht në 6 bashki të vendit: Berat, Dimal,Elbasan,Fier,Shkodër dhe Tepelenë për pastrimin e rreth 281 km kanale kulluese dhe vaditëse (të dyta dhe të treta),ndërkohë që në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura,do të realizohet mbjellja e rreth 32.000 pemëve të reja në 4 zona të Mbrojtura: Korab-Koritnik,Dajt,Butrint dhe Përroi i Thatë.

Përfaqësuesja e Fondit Shqiptar të Zhvillimit,Ingrida Dashi ka theksuar se,projekti “Punë për Komunitetin” nisi 4-vite më parë si iniciativë e programit “Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike përmes Manaxhimit Ndërkufitar të Rrezikut ndaj Përmbytjeve në Ballkanin Perëndimor”,financuar nga Ministria Federale Gjermane dhe zbatuar nga GIZ në Shqipëri.Në vitin 2017,kjo nismë filloi me bashkinë Shkodër për tu zgjeruar në 2019-2020 me bashkinë Fier dhe bashkinë Dimal.Zbatimi i projektit në 6 bashki dhe 4 zona të mbrojtura do të injektojë këtë vit në ekonominë shqiptare afro 1,4 milionë Euro,të financuara nga Qeveria Federale Gjermane”-ka thënë Përfaqësuesja e Fondit Shqiptar të Zhvillimit,Ingrida Dashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *