Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 April 2026
Vizion fokus

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit...

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo më për...

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke,...

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka: Ja shqetësimet...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të...

Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe përballu në...

“Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”,...

Përshkallëzim mes SHBA dhe Iranit? Teherani mund të bojkotojë...

Media: Irani nuk do të shkojë në bisedime për...

Pasojat nga Covid dhe lufta në ekonomi/ Sejko: Banka e Shqipërisë po normalizon politikën monetare, inflancioni me trend rënës

10 Mars 17:51

Në datën 10 mars 2023, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjen e Konstituencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), zhvilluar në San Marino, Itali.

 

Ky takim mblodhi së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konstituence, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse. Më në veçanti, në fokus të kësaj mbledhjeje ishin sfidat e rimëkëmbjes post-COVID dhe tensionet gjeopolitike.

 

Në këtë mbledhje, Shqipëria përfaqësohej nga zyrtarë të lartë të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të kryesuar nga z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, dhe zj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

 

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare, duke theksuar rolin e rëndësishëm që ka luajtur normalizimi i politikës monetare në kushtet e një inflacioni të lartë në vend. Inflacioni ka vijuar trendin rënës për të katërtin muaj radhazi dhe pritet të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.

 

“Banka e Shqipërisë monitoron me kujdes situatën duke vlerësuar të dhënat e reja, të cilat do të diktojnë shpejtësinë dhe intensitetin e normalizimit të politikës monetare”, tha Guvernatori.

 

Ndërkohë, ekonomia shqiptare ka shfaqur një rezistencë të mirë ndaj goditjeve të huaja të ofertës dhe shtrëngimit të kushteve monetare në vend dhe në botë dhe pritet të vijojë të rritet.

 

Përsa i përket tregjeve financiare, ato mbeten relativisht të qeta, edhe në prani të shtrëngimit global të kushteve të financimit, dhe bilancet e sektorit bankar paraqiten të shëndetshme. Ndryshimet e normës bazë janë përcjellë kënaqshëm në tregun ndërbankar, ndërkohë që treguesit kryesorë të stabilitetit financiar pritet të mbeten në kontroll. Kredia për bizneset dhe familjet ka vijuar të rritet, ndonëse me ritme më të ngadalësuara.

 

Në përfundim, Guvernatori Sejko paraqiti pikëpamjet e Bankës së Shqipërisë mbi temat kryesore të diskutimit të kësaj mbledhjeje. Ai theksoi se Banka e Shqipërisë si autoriteti monetar i vendit mbetet e angazhuar të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetje të rritjes së qëndrueshme dhe forcimit të balancave kryesore makroekonomike në Shqipëri.

 

Gjatë qëndrimit të tij në San Marino, Guvernatori Sejko dhe Zëvendësguvernatorja e Parë Minxhozi zhvilluan një takim me përfaqësues të Bankës së Italisë, të fokusuar kryesisht në zhvillimet e sistemeve të pagesave, inovacionin në teknologji dhe infrastrukturë, si dhe sfidat e lidhura me to. Banka e Shqipërisë synon modernizimin e mëtejshëm të sistemeve të pagesave për akomodimin e zhvillimeve në këtë fushë në mënyrë të sigurt dhe efikase.

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
banka e shqiperise Ekonomia Sejko

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja intensive për shuarjen e plotë të vatrave

më shumë...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit të shkurtër

më shumë...

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo më për konsum, por për investim

më shumë...

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka: Ja shqetësimet kryesore për investitorët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:07

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja...

8:52

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet...

8:33

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo...

8:25

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të...

8:19

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka:...

8:08

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më...

7:35

Të shtëna me armë në SHBA, vriten...

7:11

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe...

6:46

“Vendet e Gjirit do të dalin më...

6:35

Përshkallëzim mes SHBA dhe Iranit? Teherani mund...

6:09

Media: Irani nuk do të shkojë në...

5:57

Çfarë i bën kafja trupit dhe sa...

5:36

Armëpushimi në Liban, Papa bën thirrje për...

5:01

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë...

4:36

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët...

4:10

Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë...

3:52

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do...

3:15

Operacion në disa zona të Kosovës, mbi...

3:06

Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe...

2:33

“Shqipëria ka avancuar me integrimin”, deputeti shqiptar...

Më të klikuarat

  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesë...
  • Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret ish-gruan...
  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • “Kam folur me babain e tim biri më parë”, Jonida...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.