E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pasagjerët zbresin kinezen nga autobuzi, frikë nga koronovirusi

Frika nga koronavirusi ka sjell edhe efektet edhe në sjelljet e përditshme në jetën sociale.

Në Itali janë regjistruar dy raste të rënda gjatë 24 orëve të fundit me protagonist shtetas kinez që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në këtë vend.

Reklamë

Një vajze kineze është detyruar të zbresë nga autobuzi I linjës Kuneo-Torino pasi e ndjeu veten jo të mirëpritur nga pasagjeret e tjerë brenda në autobus.

Vajza nuk shkoi të bënte denoncim në polico mirëpo e rrëfeu indinjaten për këtë sjellje tek anetarët e tjerë të komunitetit kinez në rajonin e Piemontes.

Edhe më I rëndë rasti tjetër I shënuar në Frosinone.

Një grup studentesh kinez të Akademisë së Arteve të Bukura në këtë qytet  është sulmuar verbalisht nga disa persona të tjerë, të rinj kryesisht Italian.

Studentet kinez kishin shkuar në shkollë në ditën e parë të rihapjes së institutit I cili qëndroi mbyllur disa ditë duke qënë se një student kinez kishte pasur ethe. Mirëpo analizat rezultatin negative dhe në këtë mënyrë shkolla pas disa ditesh pushim iu rikthye normalitetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë