Reportuesi për Shqipërinë ne CDU, deputeti gjerman Peter Beyer ka reaguar pas vizitës në Tiranë.

 

Ai ka publikuar disa foto nga takimet që ka zhvilluar duke theksuar se fokusi i vizitës së tij ka qenë në dy tema. Beyer nënvizon anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe situata në Partinë Demokratike.

 

Mes te tjerash, Beyer shprehet se nuk do të pranojnë asnjë bashkëpunim me personat e shpallur non grata duke iu referuar ish kryeministrit Sali Berisha.

 

Reagimi i plotë

Kam qenë në Tiranë/Shqipëri për tre ditë për bisedime me nivele të larta politike. Fokusi ishte në dy tema:

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE 🇪🇺:
Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës së turpshme të Bullgarisë. Shqipëria tani duhet të ftohet në konferencën e radhës ndërqeveritare si hapi tjetër konkret në procesin e anëtarësimit në BE.

Situata e Partisë Demokratike, PD:
Demokracia parlamentare e Shqipërisë ka nevojë për një opozitë të bashkuar dhe të fortë. Axhendat personale të individëve nuk duhet të luajnë një rol jashtë përgjegjësisë për vendin. Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i zakonshëm, i pakundërshtueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *