E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pas takimit me Vuçiç/ Shaip Kamberi takim edhe me kryeministrin Rama në Tiranë

Pas takimit me Aleksandër Vuçiç të Premten në Beograd, Deputeti i sapozgjedhur shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përfaqësues i Luginës së Preshevës vjen ne Tiranë, ku zhvilloi sot një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Kamberi deklaron se gjatë takimit e ka njoftuar Ramën dhe Ballën me kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ia dorëzuam Presidentit të Republikës së Serbisë.

 

Reklamë

Postimi i plotë i Shaip Kamberit:

Në Tiranë sot takova Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla.

I njoftova me kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ia dorëzuam Presidentit të Republikës së Serbisë.

Nga Kryeministri Rama kërkova angazhim dhe mbështetje për realizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë