Subscribe

Pas përfundimit të mbledhjes së zhvilluar sot të kryeministrit Edi Rama me ekipin e ri drejtues socialist, Damian Gjiknuri, të cilit iu besua posti i Sekretarit të Përgjithshëm, ka dhënë detaje për takimin e realizuar.

 

Në një prononcim për mediat, Gjiknuri u shpreh se fokusi i mbledhjes ishte diskutimi i riorganizimit të partisë, ndërsa shtoi se viti tjetër do ta gjejë PS-në edhe me statut të ri.

 

“Me fillimin e punës për riorganizimin e PS ku së bashku me sekretarët e rinj do të fillohet një proces i vazhdueshëm, duke vazhduar me analizat dhe duke ristrukturuar PS-në për sfidat në mandatin në vazhdim. Ky mandat është më i vështirë se është i treti. Qëllimi i afatit 100-ditor ishte pikërisht përmbyllja e analizave të nisura nga Kongresi dhe lënia kohë PS-së për të përgatitur vizionin e ri dhe për të dalë me një platformë e cila do të dojë vite për tu implementuar. PS ka një eksperiencë të madhe por ka pasur edhe probleme që duhet të reflektohen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *