Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA dhe Kanada...

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin e Vllaznisë,...

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri edhe në...

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Serbinë pas...

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara, Qeveria...

Xi Jinping bën vizitën e parë zyrtare në Egjipt...

Donald Trump propozon ndryshimin e emrit të Ngushticës së...

Erdogan paralajmëron Greqinë: Ndryshoni kurs, hiqni dorë nga militarizimi...

Sulmet në Kiev dhe droni rus në Gjermani, Ministri...

“Koordinim, përgjigje, zgjidhje”, zbardhen porositë e Ramës për ministrat...

Pas takimeve me Vuçiç dhe Kurti/ Borrell për veriun: Zgjedhje të reja sa më shpejt dhe me pjesëmarrje të plotë

22 Qershor 21:52
Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore të Kosovës duhet të mbahen.

Kështu u tha të jenë pajtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takimet që i mbajtën veç e veç me ndërmjetësuesit e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit në Bruksel, ka shprehur gatishmërinë për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në Kosovë, por “në përputhje me kornizën ligjore të vendit”.

“E kuptojmë se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri me një proces i cili paraprihet nga sundimi i ligjit, nga një fushatë e hapur dhe fer sundimin e ligjit dhe nga zgjedhjet e lira dhe demokratike. Nuk mund të them se situata është e sigurt për shkak të takimeve bilaterale dhe kemi një paqe të qëndrueshme por nga optimizmi i ndërmjetësit mund të them se ka shenja se ditët përpara do të jenë më të mira nga ato që kemi lënë pas ”, tha Kurti.

Kurti këmbënguli se ishte i gatshëm të takohej me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, por ai refuzoi.

“Kam ardhur të takohem me palën serbe për të diskutuar hapat përpara, por meqë ky është një proces që përfshin dy palë, kjo nuk ishte e mundur”, shtoi ai, duke theksuar se është i gatshëm të jetë në bisedime derisa të gjendet një zgjidhje.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se në takimet që i ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, janë pajtuar se duhet të ketë zgjedhje të hershme në katër komunat veriore të Kosovës.

Ai tha se kanë “identifikuar rrugë të mundshme përpara por të dy palët duhet t’i përmbahen detyrimeve të tyre”.

“Takimi i sotëm nuk u fokusua shumë në çka por në atë se si dhe kur – si të qetësohet situata në terren, si të organizohen zgjedhje të reja dhe si të kthehen në dialog dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e dialogut, në veçanti marrëveshjen e fundit në rrugën e normalizimit”, tha Borell të enjten.

Borrell ka shtuar se në takimin me Kurtin, ka ritheksuar kërkesën që kryetarët shqiptarë të zgjedhur në komunat serbe, të punojnë nga ndërtesa alternative.

Në lidhje me arrestimet e disa serbëve në Kosovë pas protestave të fundit në veri, Borell po ashtu tha se “nuk mund të ketë mosndëshkim për autorët e dhunës”.

Megjithatë, ai theksoi se “arrestimi ose keqtrajtimi arbitrar i padrejtë i të burgosurve është krejtësisht i papranueshëm”.

Gjithashtu, Borrell deklaroi t’i ketë thënë Vuçiqit se tre policët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi “duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”.

“Mendoj se kemi identifikuar rrugë të mundshme përpara por të dy palët duhet t’i përmbahen detyrimeve të tyre”, tha ai.

Tre policë kufitarë të Kosovës janë arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor. Autoritetet serbe thonë se ata janë arrestuar thellë në territorin e Serbisë. Ndërkaq, autoritetet e Kosovës theksojnë se tre policët kosovarë janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.

Borrell shtoi se do të jetë në kontakt të ngushtë me të dyja palët në ditët në vijim dhe se ai do të raportojë te ministrat e jashtëm të BE-së të hënën për “ku qëndrojmë dhe ku duhet të shkojmë”.

Posted Under:
Kosova Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
Borrell kurti Vucic

Nga e njëjta kategori

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara, Qeveria miraton vendime dhe projektligje të reja

më shumë...

Sulmet në Kiev dhe droni rus në Gjermani, Ministri Hoxha: Agresioni nuk do ta dobësojë vendosmërinë, sigurinë dhe unitetin e Evropës

më shumë...

“Koordinim, përgjigje, zgjidhje”, zbardhen porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

më shumë...

GJKKO i mbyll derën medias! Gazetarët dhe avokatët: Akt i paprecedent, cenohen liritë themelore

më shumë...

One thought on “Pas takimeve me Vuçiç dhe Kurti/ Borrell për veriun: Zgjedhje të reja sa më shpejt dhe me pjesëmarrje të plotë”

  1. Selman DERVISHI-Mani USA says:
    June 23, 2023 at 8:18 am

    HEU, LOJA NDËRMJETSUESVE EUROPËS BORELL E LAJÇAK PËR DIALOGUN KOSOVË
    SERBI QË 13 VITE DIALOG PA KURFAË REZULTATI, TANI KOSOVA OU KURTI I NGRATI
    EDHE PSE RUSO SERBIA AH, PUSO VËRBËRIA DUKE SULMUAR VERIUN E KOSOVËS E
    DUKE TERRORIZUAR TERË QYTETARËT NË TERRITORIN E KOSOVËS, EDHE POLICINË, DUKE U MUNDUAR TA SHTRIJË SOVRANITETI TERË KOSOVËN PORSE, RUSO SERBIA
    SHTRIGË MË LIGË, ME GRUPE TERORISTE DUKE TERRORIZUAR OR USHTRARËT PAQE
    RUAJTËS TË KFOR-IT TË NATO-S EDHE, EUROPA DHE NATO-JA OU, ÇELË GURI GOJËN
    ËH, NGELË HURI PLOJËN; EDHE DUKE LËNË FAJTORE KOSOVËN E GJORË VIKTIMË OH
    SHEKULLORE DHE, DUKE IA KINDAPUAR DHE ARRESTUAR ME DHUNË TRE POLICË O
    MBRENDA KUFIRIT TË KOSOVËS A, KJO ËSHTË THYERJE E LIGJEVE NDËRKOMBËTARE
    QË DUHEJ NATO-JA TË PËRGJIGJEJ SEPSE, PËR MARRËVESHJE NATO-SERBI GARANTË
    ËSHTË NATO-JA QË ASNJËRA PALË, AS SERBIA AS KOSOVA NUK GUXON TË SULMON
    NJËRA TJETRËN, AS T’KALON T’SULMON MBRENDA KUFIRIT NJERATJETRËS PRANDAJ,
    MU PËR KËTE ËSHTË KFOR-I NË VIJËN KUFITARE MES KOSOVES E SERBISË! MANI USA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:58

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA...

7:52

OST njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në...

7:39

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin...

7:36

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri...

7:32

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

6:56

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me...

6:46

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e...

6:45

Xi Jinping bën vizitën e parë zyrtare...

6:29

Donald Trump propozon ndryshimin e emrit të...

6:01

Erdogan paralajmëron Greqinë: Ndryshoni kurs, hiqni dorë...

5:48

Sulmet në Kiev dhe droni rus në...

5:39

“Koordinim, përgjigje, zgjidhje”, zbardhen porositë e Ramës...

5:27

GJKKO i mbyll derën medias! Gazetarët dhe...

5:27

Zjarr pranë xhamisë në Gjoricë, flakët rrezikojnë...

5:07

E trishtë! Ndahet nga jeta historiani Muharrem...

4:48

Aksidenti në Golem, humb jetën 17-vjeçari

4:39

Dorëheqja e Evis Salës si ministre e...

4:21

Pagat e magjistratëve dhe administratës së drejtësisë...

4:05

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe...

3:58

NATO dhe BE paralajmërojnë Rusinë, Von der...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas 21 vitesh, Argj...
  • Pas sulmit në Leipzig, Evropa dhe NATO përgatiten për përgji...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.