E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt, zgjidhet drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Tiranës

KLP ka caktuar këtë të premte drejtuesin e përkohshëm të Prokurorisë së Tiranës.

 

Reklamë

Elisabeta Imeraj, e cila u shkarkua një ditë më parë nga detyra, do të zëvendësohet nga Arenc Çela.

 

Reklamë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi për largimin e Imerajt në mënyrë unanime.

 

Ndryshe nga shkalla e parë e vetting-ut, Apeli vuri në dukje shkelje të shumta të Imerajt. Sa i takon pasurisë, ajo ka bërë një deklarim të pasaktë për një apartament në zonën e Ali Demit, për 2500 metër katrorë tokë te ish-Fusha e Aviacionit, dhe 400 metër katrorë tokë në zonën e Mulletit. Po ashtu, ajo nuk provoi të ardhura të ligjshme as për shlyerjen e disa kredive të marra në vite të ndryshme.

 

Për kriterin e pastërtisë së figurës, Kolegji i Apelimit pohoi se Elisabeta Imeraj ka dhënë deklarime kontradiktore, përmes fshehjes së dënimit të ish-kunatit të saj në Itali. Edhe për kriterin e tretë, atë të profesionalizmit, janë gjetur mangësi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë