Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

SHBA – Iran, paqja në udhëkryq. Presidenti Trump kërkon...

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, PD: Verë e...

Dënohet me vdekje kushëriri i Bashar al-Assad, gjykata siriane...

I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil,...

Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga varka...

Rusia kërcënon Britaninë e Madhe: Do ta paguani që...

Britania në luftë me zjarret vdekjeprurëse, deputeti anglez bën...

U nda nga jeta papritur, çfarë zbuloi autopsia për...

Gjyqi historik, 29 shtete të SHBA kërkojnë miliarda dollarë...

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, dy të plagosur...

Pas qeverisë reagon dhe Presidentja Osmani: Do të bëjmë gjithçka për rikthimin sa më shpejt të dialogut me SHBA

12 Shtator 17:15

Pas qeverisë ka reaguar edhe Presidenca e Kosovës lidhur me vendimin e marrë sot nga SHBA për ngrirjen e dialogut me qeverinë Kurti.

Në reagimin e Presidentes, Vjosa Osmani, theksohet se do të angazhohet maksimalisht e me përkushtim të lartë që ky dialog të rifillojë sa më shpejt, sepse partneriteti me Shtetet e Bashkuara është jo vetëm garanci për të tashmen, por edhe busulla më e sigurt drejt së ardhmes.


Reagimi:

Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës

Republika e Kosovës është ndërtuar mbi themelet e miqësisë së pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky raport nuk është vetëm diplomatik, por është pjesë ekzistenciale e identitetit tonë shtetëror dhe kombëtar. Drejt këtij qëllimi, angazhimi i Presidentes ka qenë dhe mbetet i palëkundur dhe i vazhdueshëm, siç është konfirmuar vazhdimisht nga lidershipi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë në letrën e fundit të Presidentit Trump drejtuar Presidentes Osmani të gushtit 2025.  Prandaj, Presidentja shprehë keqardhje dhe shqetësim të thellë rreth vendimit për pezullimin e Dialogut Strategjik, një mekanizëm i rëndësishëm i  bashkëpunimit në mes Kosovës dhe ShBA-ve.

Dialogu Strategjik u iniciua nga Presidentja në vitin 2021, përmes një propozimi të adresuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky propozim i Presidentes u rikonfirmua në qershor 2022, me anë të notës verbale dhe gjatë takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, në korrik të po atij viti.

Pas punës së jashtëzakonshme të ekipit të Presidencës dhe të Departamentit të Shtetit, ky proces u finalizua me konfirmimin përfundimtar në takimin mes Presidentes Osmani dhe Departamentit të Shtetit, në janar 2025.

Çështja e aleancës me SHBA-të, është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim të të gjithëve në Kosovë. Qytetarët e Kosovës e dinë se liria e tyre u bë realitet edhe me ndihmën vendimtare të SHBA-ve dhe se pa këtë miqësi historike nuk do të kishim arritur kurrë këtu ku jemi sot.

Presidentja e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat e interesit të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, demokratizimin e mëtejshëm të vendit tonë, ndërtimin e një të ardhmeje euroatlantike, si dhe mbrojtjen e vazhdueshme të sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Siguria e Republikës së Kosovës është fuqishëm e lidhur me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prandaj secili duhet ta marrë me seriozitetin dhe përgjegjësinë maksimale ruajtjen e kësaj aleance të shenjtë.

Dialogu Strategjik i arritur në janar 2025 është një mekanizëm tejet i çmuar i këtij bashkëpunimi. Në këtë frymë, Presidenca e Republikës së Kosovës do të angazhohet maksimalisht e me përkushtim të lartë që ky dialog të rifillojë sa më shpejt, sepse partneriteti ynë me Shtetet e Bashkuara është jo vetëm garanci për të tashmen, por edhe busulla më e sigurt drejt së ardhmes.

Posted Under:
Kosova Kryesoret
Tagged:
Presidenca qeveria SHBA Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim

më shumë...

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon sërish policia: Viktima portugez, jo francez! Hetohen dy turqit që po transportonin vrasësin e dyshuar

më shumë...

Opozita bojkoton “presidentin”, tre forcat kryesore nuk marrin pjesë në takimin e thirrur nga Albulena Haxhiu

më shumë...

VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vrasësin e dyshuar të francezit, i fshehur në bagazh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:11

KE për hapjen e urës mbi Ibër:...

2:11

SHBA – Iran, paqja në udhëkryq. Presidenti...

2:04

Muzeu Arkeologjik tërheq të huajt, turistët njihen...

1:47

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, PD:...

1:30

Dënohet me vdekje kushëriri i Bashar al-Assad,...

1:29

Zjarri në hotelin në Vlorë, 25-vjeçarja me...

1:02

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon sërish...

12:55

Merr flakë autobusi me 52 turistë në...

12:47

Këta janë njerëzit që nuk zhvillojnë kurrë...

12:43

I riu francez u masakrua me thikë...

12:12

Opozita bojkoton “presidentin”, tre forcat kryesore nuk...

12:10

E kërkonte Spanja, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari,...

12:07

Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare...

12:01

Vdekjet po tejkalojnë lindjet, sociologët: Korça po...

11:56

Rusia kërcënon Britaninë e Madhe: Do ta...

11:34

Britania në luftë me zjarret vdekjeprurëse, deputeti...

11:21

Aksident në Vlorë, automjeti përplas monopatinën, plagoset...

11:18

VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur...

11:09

U nda nga jeta papritur, çfarë zbuloi...

11:03

Gjyqi historik, 29 shtete të SHBA kërkojnë...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • I riu nga Hasi vret me thikë 20-vjeçarin francez në Ksamil...
  • Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.