E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pas përplasjes tek FRD/ Meta: Një grusht horrash po synojnë zhvatjen e Shqipërisë! Boll më

Përmes një postimi të publikuar në faqen e tij në “Facebook”, presidenti Ilir Meta vlerësoi inxhinierin Xhevahir Ngjeqari, për të cilin tha se ia ka kushtuar pjesën e jetës së tij studimit të burimeve natyrore të pashfrytëzuara të Shqipërisë.

“Inxhinier Xhevahir Ngjeqari është një intelektual i rrallë, i cili gjithë këtë pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar energjikisht studimit të burimeve natyrore të pashfrytëzuara të Shqipërisë, duke u bërë njëherazi avokat dhe kontribues i mbrojtjes dhe shfrytëzimit të tyre me efikasitet në funksion të interesit publik e kombëtar. Së fundi ai vjen me librin “Mesdheu-Adriatiku. Projektim i porteve tregtare-turistike-peshkimit dhe realizimi në bregdetin shqiptar”, fryt i një pune pasionante ndër vite, që në thelb përbën një perspektivë të vyer për ekonominë shqiptare, e cila duhet të merret në konsideratë. Zëri i intelektualëve tanë të shquar duhet të dëgjohet më shumë për t’i dhënë qëndrueshmëri rritjes së zhvillimit ekonomik të vendit.”

Kreu i shtetit ka përçuar edhe një mesazh mesazh të fortë, përmes të cilit nënvizon se ka ardhur koha për të kthyer vëmendjen tek interesi publik.

“*Boll më me interesa klienteliste që synojnë zhvatjen e Shqipërisë nga vetëm një grusht oligarkësh e horrash*. Koha për të kthyer të gjithë vëmendjen nga interesi publik!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë