E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Pas përjashtimit nga grupi i PD, Berisha ulet në rresht të parafundit me Kryemadhin

Sali Berisha hyri sot në Parlament si deputet i pavarur, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së.

Teksa hyri me vonesë në Kuvend, Berisha u ul në Kuvend në rreshtin e parafundit. Në të njëjtin rresht ishte ulur edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Para se të hynte në Kuvend, Berisha u prit nga disa simpatizantë të tij, të cilët kanë lëshuar thirrje kundër Lulzim Bashës pas vendimit të këtij të fundit.

“Tradhtar, poshtë Amerika, poshtë Edi Rama”, ishin disa prej thirrjeve të tyre.

Më shumë video