E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pas paralajmërimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutë për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në emër të grupit socialist ka depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë një projekt-rezolutë për shpalljen e Republika Islamike e Iranit si shtet sponsor të terrorizmit dhe shtet që përdor mjete terroriste.

Projekt Rezoluta parashikon gjithashtu shpalljen e Garda Revolucionare Islamike si organizatë terroriste.

Reklamë

Sipas propozimit, përmes kësaj rezolute u bëhet thirrje vendeve demokratike, organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve të Shqipërisë që të shqyrtojnë masa të koordinuara kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër këtyre kërcënimeve.

Nismëtarët shprehen se presin që rezoluta të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Pas miratimit, ajo do t’i përcillet Qeverisë shqiptare, qeverive aleate si dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste kam depozituar sot një projekt REZOLUTË të Kuvendit të Shqipërisë “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”, si dhe të shpallet menjëherë Garda Revolucionare Islamike (IRGC), si organizatë terroriste. Përmes kësaj Rezolute ne i bëjmë thirrje vendeve demokratike, organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve të Shqipërisë që të shqyrtohen masa të koordinuara kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër këtyre kërcënimeve. Duke shpresuar që propozimi ynë për këtë Rezolutë të marrë mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, kemi kërkuar që menjëherë pas miratimit ajo t’i përcillet Qeverisë tonë, qeverive aleate, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë përkatës”, shprehet Taulant Balla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë