Pas ndalimit të makinave private, shërbimit urban dhe taksive, qeveria do të ndalojë edhe qytetarët të dalin në rrugët e qytetit pas orës gjashtë të pasdites.

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e konsideron këtë vendim “një tallje të dhimbshme me jetën e shqiptarëve”.

 

Sipas demokratit, koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve.

 

“Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm! Deri në orën 18.00 lejon lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e makinave, grumbullimet masive ne qendrat e punës (fasoneri dhe call centers), shëtitjet në rrugë, por pas orës 18.00, qytetarët nuk lejohen të dalin në këmbë. Dalje paradite dhe karantinë pasdite është një tallje e dhimbshme me jetën e shqiptarëve, për faktin e vetëm se Edi Rama nuk do që të prekë lekët e oligarkëve të vet. Koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve. Karantina nuk funksionon part time. Dikush duhet t’i thotë në bunkerin ku është izoluar se virusi nuk infekton part time. Zgjidhja është karantinë e plotë, fillimisht për të paktën 14 ditë, rimbursim i bizneseve, rimbursim i pagave, ushqime për të moshuarit dhe më të varfërit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *