E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pas Macronit, edhe Erdogani “viktimë” e eskortës së Trump, por presidenti turk reagoi ndryshe

Një situatë e pazakontë ndodhi në Nju Jork gjatë zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku masa të rrepta sigurie për lëvizjen e eskortës së Presidentit amerikan Donald Trump shkaktuan bllokim të përkohshëm të qarkullimit, duke i lënë disa liderë botërorë të presin në rrugë.

Pas presidentit francez Emmanuel Macron, këtë herë në “kurthin” e masave të sigurisë ra edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili u detyrua të qëndronte në këmbë për disa minuta, në pritje që të përfundonte kalimi i eskortës së Trump.

Ndryshe nga Macron, i cili e kaloi situatën me sportivitet dhe madje bëri edhe një telefonatë plot humor presidentit amerikan, Erdogan nuk e fshehu pakënaqësinë e tij. Pamjet tregojnë presidentin turk të tensionuar dhe të qartë në shqetësimin e tij, pa asnjë tentativë për ta relativizuar situatën.

Gjatë mbrëmjes së së hënës, pas fjalimit të tij në OKB  ku njoftoi edhe vendimin e Francës për njohjen e shtetit të Palestinës Macron, teksa largohej nga ndërtesa e OKB-së, u përball me një bllokadë policore që e detyroi të ndalonte për shkak të kalimit të eskortës së Trump.

Reklamë

“Na falni, zoti President, gjithçka është mbyllur për momentin. Lëvizja është ndalur për shkak të eskortës së presidentit Trump,” i tha një oficer policie Macronit, i cili reagoi me qetësi dhe humor, duke telefonuar vetë Trump-in dhe duke i thënë:

“Mendo pak, jam bllokuar në rrugë sepse gjithçka është ndalur për ty!”

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë