Pas dronit që i erdhi Niko Komanit në “Ferma VIP”, Ditea me batuta ka shprehur dëshirën për të pasur edhe ajo një surprizë të tillë. Madje blogerja thotë se po pret një helikopter me lule t’ia sjellin në fermë.

 

Sarah Berisha, motra e saj ka reaguar menjëherë në rrjetin e saj në Instagram duke treguar se ajo ka përgatitur një dron për Ditean, pikërisht me ngjyrë të zi siç fermerja e dëshironte.

“Team Ditea. Jemi krenare për ty. Forca, të duam shumë”, shkruhet në dron.

Sarah  tregon se për shkak të disa probleme me ngritjen e dronit, surpriza për Ditean do të bëhet ditën e shtunë. /vizionplus.tv\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *