Subscribe

Kombëtarja shqiptare i është drejtuar ne mesdite Luksemburgut, atje ku te martën ne orën 20 do te zhvilloje miqësoren e dyte ne harkun kohor te tre ditëve. Pas stërvitjes ne orën 10 te mëngjesit, De Biasi ka mësuar se skuadrës do t’i mungoje  për tërheqje muskulare një tjetër lojtar i rëndësishëm,  qendërmbrojtësi Megrim Mavraj, i cili i bashkohet Elseid Hysaj. Kuqezinjtë rikthehen ne Luksemburg pikërisht ne stadiumin, ku ne vitin 2011 humben me rezultatin 2-1. Qe nga kjo, kombëtarja shqiptare beri ndryshime te mëdha, si ne trajner ashtu dhe ne emra lojtaresh me largime dhe afrime, duke arritur edhe rezultate historike. Kundër modesteve nga Luksemburgu, tekniku De Biasi mendon t’u japi një shans te gjithë lojtareve, duke bere shume ndryshime. Ne mungese te Hysaj pritet Frederik Veseli, ndërsa Mavraj mund ta zëvendësoje Ajeti. Ne mesfushe lajme te mira vijnë nga rikuperimi i Shkëlzen Gashit dhe Ledian Memushaj. Me interes pritet edhe debutimi i talentit te Vitese, Milot Rashica, ku tekniku italian mendon ta aktivizoje ne pjesën e dyte.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *