E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pas humbjes së zgjedhjeve, Isa Mustafa jep dorëheqjen si kryetar i LDK

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Kosovë, Isa Mustafa ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë këtë të hënë.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK mori goditjen më të fortë në Kosovë, duke regjistruar rezultatin më të dobët në historinë e saj.

Nga numërimi i 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë