Monedha shqiptare është duke fituar ndjeshëm pikë kundrejt monedhave të huaja gjatë ditëve të fundit duke kapur nivele rekord për 2024.

Pas forcimit të shpejtë dy ditë më parë ndaj euros, duke u këmbyer tashmë me me 102.58 lekë, monedha vendase ka fituar ndjeshëm terren edhe ndaj dollarit amerikan dhe paundit britanik.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, një USD u këmbye sot me mesatarisht 94.44 lekë, ndërsa një paund britanik me 119.59 lekë.

Prej disa ditësh, monedhat e huaja janë në një cikël rënës kundrejt lekut për shkaqe ende të paqarta, pasi sezoni i turizmit nuk ka nisur ende, ndërsa nuk jemi as në festa. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *