E premte, 25 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Urbanët me kapacitet të plotë, Shoqata e Transportit arrin marrëveshjen me qeverinë

Pas dy ditësh kaos në stacione, autobusët në mbarë vendin do të operojnë në kapacitet të plotë.

Pas një takimi të zhvilluar me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministrin e Infrastrukturës, Enea Karakaçi dhe kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, Shoqata e Transportit bëri me dije se qeveria ka konfirmuar kërkesat e tyre.

Ata u tërhoqën nga vendimi për reduktimin e flotës me 40%, pasi palët ranë dakord që operatorët e transportit, për shkak të rritjes së çmimit të naftës, do të mbështeten me lekë për litër për të kompensuar kostot e shtuara gjatë kësaj periudhe.

Në parim do të ketë edhe një takim të dytë mes palëve për të dakordësuar shumën e rimbursimit, si dhe për të rishikuar taksat mbi naftën për transportin publik në vend.

Të martën, autobusët u reduktuan ndjeshëm pasi operatorët lajmëruan se nuk mund të përballojnë dot shërbimin për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Ishte qeveria ajo që më pas u shpreh se një ndër opsionet për të lehtësuar barrën financiare ishte subvencioni.

Më shumë video

Reklamë