Pas takimit që pati me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, si dhe me Enkelejd Alibeaj, të cilin e njeh si kryetar të komanduar të PD-së, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar këtë të mërkurë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku do të takohet me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

 

Dje, Yuri Kim e quajti Alibeajn, kryetarin e komanduar të PD-së, duke mos njohur kështu Komisioni e Rithemelimit, ndërsa theksoi se duhen bërë hapa para dhe jo pas.

 

Pas këtij veprimi, reagoi Komisioni i Rithemelimit, i cili akuzoi kryediplomaten amerikane se me këtë akt vërtetoi se është në “shërbim të lojërave të kryeministrit Edi Rama për të mbajtur sa më gjatë peng opozitën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *