E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Parullat antishqiptare në Manastir, MEPJ: Dënojmë aktin, autorët të vihen para drejtësisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me incidentin e radhës që ka trazuar qetësinë në qytetin historik të Manastirit. Mbishkrimi “Vdekje për shqiptarët” është pare te enjten në qytet, pak ditë pasi kuvendi I Maqedonisë miratoi ligjin për gjuhën shqipe.

 

Në reagimin e MEPJ thuhet:

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj dhe dënon gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në Manastir, në adresë të shqiptarëve. Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe dhunohet qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve.

Reklamë

 

MEPJ u kërkon autoriteteve të Maqedonisë të hetojnë dhe të venë para përgjegjësisë autorët e këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin.”

 

Edhe në vitin 2016, në ditën e flamurit, në Manastir u shfaqën mbishkrimet antishqiptare. “Vdekje për shqiptarët” dhe “Stop shqiptarizimit të Maqedonisë”. Ndërkohë ku u mbajt kongresi i alfabetit te gjuhës shqipe është dëmtuar disa here por për te gjithë këto incidente nuk ka pasur persona te proceduar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë