E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Partizani, sot prova ndaj Salzburg

Partizani ka nje tjetër beteje sot ne Champions League, ketë radhe kundër Salzburg ne raundin e trete kualifikues. Nje mision shume i vështire per te kuqte per te mos thëne i pamundur kundër austriakeve. Një fakt i cili është theksuar edhe nga tekniku italian Sormani.

“Ka nje optimizëm te madh ne skuadër, por une e konsideroj veten mjaft te ekuilibruar. I ftoj te gjithë te kthehen me këmbe ne toke. Po flas per nje sfide ku përballe do te jene miu dhe elefanti. Ju kujtoj se SalZburgu është ne vendin e 48 ne renditjen e UEFA. Ne duhet te punojmë me shume se te tjerët dhe te flasim me pak.”

Ne kampin kundërshtar tekniku Oskar Garsia ka deklaruar se edhe pse vjen ne kete përballje me 5 mungesa, ekipi i tij ka ardhur për te rrëmbyer tre piket.

“Ne kemi 5 mungesa ne ketë takim te pare, por pavarësisht kësaj unë e përgatis ekipin gjithmonë per fitore dhe jo për barazim. Me interes ne këtë ndeshje pritet edhe loja e yllit te Salzburgut  futbollistit shqiptar me pasaporte norvegjeze Valon Berisha”.

Reklamë

Takimi mes Partizanit dhe Salzburg do te luhet ne “Elbasan Arena” ne oren 20-15 dhe do te drejtohet nga nje treshe gjyqtaresh angleze me kryesor Majkell Oliver.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë