Subscribe

Partizani për meshkuj dhe Skënderbeu për femra fitojnë Kupën e Ligës “Gjergj Kastrioti”  për edicionin 2023-2024.

Të dyja finalet e luajtura në pallatin sportit “Tamara Nikolla” në Korçë përfunduan secila 3 me 0.

Tek meshkujt derbi i kryeqytetit  shkoi për të kuqtë, të cilët mundën 3 me 0 Tiranën dhe e fituan për herë të parë këtë kupë.

Sukses i bukur për Partizanin në edicionin  tretë të ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Të kuqtë i mbyllen setet me shifrat 25-21, 25-18, 25-2.

Volejbollisti më i mirë i finales u shpall braziliani Kutinjo.

“Atmosferë e bukur, ndeshje spektakolare dhe shumë tifozë tek femrat, aty ku Skënderbeu vendas fitoi për të dytin edicion radhazi trofeun, duke mundur Dritën e Kosovës 3 me 0. Ndryshe nga sa tregon rezultati, rivaliteti ishte më i madh. Për të zgjidhur fituesin në dy setet e para u deshën pikët shtese dhe korçarët fituan 26 me 24 në të dyja rastet. Në setin e trete vajzat mike u dorëzuan, duke u mposhtur 25 me 15”, tha trajneri i Partizanit, Ylli Tomori.

Trajneri Orlando Koja si dhe Vivas kanë siguruar pas trofeut të ligës, ky Skënderbe synon titullin kampion.

Lorik Iljazi, trajner i ekipit të Dritës pas finales tha se kjo kupë është shumë herë më cilësore se të dyja kampionatet, ai i Kosovës dhe i Shqipërisë e për këtë arsye ai nuk e përjashton mundësinë për organizimin e një kampionati unik mes dy vendeve.

Në finalet e ligës “Gjergj Kastrioti”  morën pjesë  Drita, Tirana, Skënderbeu e Partizani për femra dhe Tirana, Ferizaj, Partizani dhe Peja për meshkujt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *