Subscribe

Eksperti i zgjedhjeve ne partine socialiste Damian Gjiknuri ka hedhur serish poshte propozimin e opozites per sistemin zgjedhor duke paralajmeruar se ne 30 korrik do te votohet ndryshimi i kushtetutes sipas variantit te miratuar ne komisionin e ligjeve.

Ne nje sqarim ne rrjetet sociale, Gjiknuri ashtu si ne mbledhjen e Keshillit Politik ka theksuar se kufiri minimal i hapjes se listes prej 2/3 nuk e perjashton hapjen e plote te tyre sic kerkon opozita.  

Por pjesen me te gjate te sqarimit Gjiknuri ia ka kushtuar koalicioneve duke argumentuar pse nuk mund te kemi koalicione ku secila parti garon me listen e saj.

“Ekzistenca në fletën e votimit e një numri të pafund partish “fantazma”, në kushtet e listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore ku secila parti ka listën e saj të kandidatëve rrezikon ta “minojë” plotësisht administrimin e procesit.”

Gjiknuri sqaron se cfare do te ndodhe nese ky model koalicioni aplikohet ne zgjedhjet e ardhshme duke nisur nga fakti qe nje flete e komplikuar votimi do te c’orientoje zgjedhesit e do te shtoje numrin e votave te pavlefshme

“Zgjatje e frikshme e kohës së numërimit të votave. Komisioneri numërues do duhet të numërojë votat sipas koalicioneve, më pas votat për subjektet brenda grupimeve dhe në fund votat për secilin kandidat të partive respektive. Secila parti dhe secili kandidat ka të drejtën që të kontestojë numërimin e çdo vote çka çon në rritjen e numrit të kontestimeve, pavlefshmërive dhe sposton në kohë të pacaktuar tabulimin dhe nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve.”

Gjiknuri iu ka dhene pergjigje edhe akuzave te pd se me heqjen e koalicioneve mazhoranca synon te beje nul voten qe shqiptaret japin per partite e vogla. Ai ka analizuar proceset elektorale nga viti 2005  per te treguar se forcat e vogla politike ne fakt jane thejsht fantazma. Shembulli me tipik sipas tij eshte viti 2013 kur garuan 62 parti, por 45 prej tyre nuk moren dot as 3 mije vota sa jane firmat qe duhen regjistruar ne gjykate per tu legjitimuar si parti.

“Hapja e listave të kandidatëve dhe grupimi në koalicione parazgjedhore me lista unike siç e praktikojnë të gjitha vendet kryesore evropiane, inkurajon reduktimin e numrit të partive “fantazma” në fletën e votimit. “

Por ndryshe nga qendrimi i socialistit Gjiknuri, opozita kerkon hapjen 100% te listave te kandidateve per deputet dhe ruajtjen e koalicioneve duke argumentuar se ato nuk e perjashtojne njera tjetren dhe te gjitha problemet mund te zgjidhen.

Mbetet per t’u pare nese 4 ditet e ardhshme do te prodhojne nje formule konsensuale per sistemin zgjedhor, apo mazhoranca do ti shkoje deri ne fund ndryshimeve kushtetuese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *