Gazetari Basir Çollaku i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, deklaroi se situata e rëndë kriminale në Shqipëri vjen prej politikës.
Ai tha se shumica e anëtarëve të qeverisë dhe mazhorancës janë në përgjimet e SKY.
Sipas tij nëse shqiptarët do të dinë pak më shumë se çfarë ka në dosje do të largohen.
Pjesë nga biseda:
Çollaku: Sot ka të inkriminuar në politikë, marrin para nga taksat tona. Ne sot në të gjitha raportet nuk e lëshojmë vendin e tretë nga shkallarja e së keqes.
Xhafaj: Gazetari tregon burimet.
Çollaku: Nuk e përcaktoni ju. Para disa muajsh ministria e Brendshme gjermane tregoi se vendin kryesor të trafikut në Gjermani e zënë trafikantët shqiptare. Gjysma e njerëzve në SKY janë punonjës të policisë. Vetë drejtuesi i zgjedhur është me telefon të sekuestruar nga SPAK. Kur dekriminalizimi i nxorri nga Kuvendi se kishin dosje, kemi gjysmën e zyrtarëve që shkojnë në SPAK se janë të inkrimunuar. Është e frikshme ajo çfarë gjendet në Bruksel. 3 miliardë euro vetëm në një çështje deklaroi një avokati, janë investuar në Tiranë. Këto miliarda euro investohen, a kanë emra këta. Nëse shqiptarët e dinë atë që di unë do iknin me çanta. /Vizionplus.tv/





