Një komitet parlamentar britanik që shqyrton draft-legjislacionin e sigurisë në internet ka ftuar Elon Musk të diskutojë planet e tij për të blerë Twitter dhe ndryshimet që ai po propozon për platformën e mediave sociale.

 

Komiteti dixhital i Parlamentit i kërkoi pronarit të Teslas të mërkurën më 4 prill, të jepte dëshmi më të hollësishme në lidhje me propozimet e tij. Musk tha se është shumë herët për të dhënë një përgjigje.

 

“Jam i nderuar dhe falënderoj Parlamentin për ftesën e tyre, por do të ishte e parakohshme në këtë moment të pranohet, duke pasur parasysh se ende nuk kanë votuar aksionarët” për të miratuar marrëveshjen, tha ai në një përgjigje për agjencinë e lajmeve Associated Press.

 

Projektligji i sigurisë në internet i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, i cili po shqyrtohet nga ligjvënësit në Parlament, do t’u japë rregullatorëve kompetenca të gjera për të goditur kompanitë e mediave dixhitale dhe sociale.

 

Ndër masat e projektligjit që synojnë të luftojnë abuzimin në internet është një kërkesë për platformat më të mëdha për t’u dhënë përdoruesve mundësinë për të verifikuar identitetin e tyre dhe zgjedhjen për të mos ndërvepruar me përdoruesit e paverifikuar.

 

Nuk është hera e parë që komisioni ka ftuar një shef të teknologjisë për të dëshmuar. Në vitin 2018 pronari i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg refuzoi një ftesë për t’iu përgjigjur pyetjeve./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *