Subscribe

I pozicionuar ne krah të mbikalimit të Rinasit, vetëm 11 km nga Tirana si dhe 27 km larg nga Durrësi, Parku Industrial do të jetë shtëpia e biznesit vendas dhe atij të huaj që operon në Shqipëri.

 

Kjo vendndodhje strategjike qe lidh dy ekonomitë më të mëdha të qyteteve është një pikat e forta të këtij projekti.

 

Kompleksi, i pari i këtij lloji në vend shtrihet në një sipërfaqe ndërtimi prej 75 mijë metra katror, 55 mijë nga të cilat janë ambiente magazinimi.

 

Tirana Industrial Park është një projekt ambicioz dhe unik në llojin e tij. Unik për konstruksionin dhe për llojin e aktiviteteve qe do ketë brenda këtij. Ai sjell një koncept te ri në të bërin biznes si ne fushën e prodhimit, menaxhimit por edhe te shitjes. Janë te ndërthurura bashke te tria këto komponentë që përmenda dhe ky fakt bën qe vete investitorët ta kenë me te lehte të menaxhojnë aktivitetin e tyre.

 

Parku Industrial i Tiranës ka hapur dyert për t’iu përgjigjur nevojave të kompanive, të cilat janë duke kërkuar hapësirat e nevojshme për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Çdo kapanon i ndërtuar nis me një sipërfaqe prej 700 metra katrore për të arritur deri në 3200.  Por cilat biznese do ta gjejnë vetën në këtë park industrial?

 

 

Ne momentet e para nuk kishim një ide se kush do vinte, por pamë që kërkesat ishin nga më të ndryshmet, duke nisur qe tek biznesi i prodhimit, fasonerite apo edhe ato të magazinimit.

 

 

Ky projekt i cili është produkt i bashkëpunimit me inxhinier italian ka parashikuar elementet e nevojshme dhe më bashkëkohor për të parandaluar fenomenet negative, siç mund të jenë përmbytjet, përfshirja nga zjarri, por jo vetëm.

 

 

Nga pikëpamja teknike janë me norma te mira, ky material ofron disa avantazhe teknike. Vete markat e betonit qe ne përdorim janë te shifrave 550 qe janë cilësi e madhe. Kjo gjë ofron një performance me te mire, mirëmbajte me te ulet me kalimin e kohës. Materiali i perdorur i reziston zjarrit, qe ne standardet shqiptare shpesh neglizhohet. 

 

 

Panelet e kapanoneve përbëhen nga tre shtresa, dy prej betoni dhe një prej polesteroli. Ky fakt ofron kushtet optimale për një eficesë të energjisë me kosto të reduktuara.

 

 

Avatazh tjeter jane kushtet termike, nje eficense shume emire energjitke te mabjenteve si paspje e materileve izoluese brenda mureve. Tipologjia qe ehste pedoruar oforn mimbrjat e shume te ulet ne kohe, pra reflektohere ne ekonomizim. Fakti qe te gjitha jane prodhura ne fabrike, cilesi rifiniture shume te larte. Siperfaqqe betony shume e paster qe ska nevoje per nderhyrje te metejshme.ndikon pozitiv nga ana estetike.

 

 

Pervec kapanoneve infrastruktrura mbështetëse është ajo që plotëson kushtet e nevojshme që I duhen një biznesi. Parku do të ketë dy kabina elektrike të dedikuara, parashikon 350 vendparkime, ndërsa do të ofrojë shërbime sigurie gjatë 24 orëve. Te gjithë elementet teknik dhe infrastrukturorë do të ofrojnë nesër një kosto më të ulët të mirmbajtjes. Investimit nuk do ti mungojnë ambjentet e pushimit, sic janë parqet rekreative apo baret. Faza e dytë e këtij projekti fillon në në nëntor dhe përfshin një sipërfaqe prej 57 mijë metra katorë të tjera.

 

 

Të gjitha këto arsye e bëjnë parkun industrial te Tiranes të jetë zgjedhja më e mirë për të bërë biznes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *