E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parku i Liqenit lirohet nga ndërtimet pa leje, Bashkia e Tiranës prish godinën shumëkatëshe

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur sot një objekt katërkatësh pa leje në zonën e Liqenit të Tiranës, duke ekzekutuar vendimin pas përfundimit të një procesi gjyqësor që zgjati më shumë se tetë vite.

Objekti ishte konstatuar në vitin 2018 pa dokumentacionin përkatës tekniko-ligjor dhe ishte skualifikuar edhe nga procesi i legalizimit. IMT nxori vendimin për prishjen e tij më 22 janar 2018, por pronari, Myslym Sina, e kundërshtoi vendimin në gjykatë.

Reklamë

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesëpadinë e pronarit. Më 24 qershor 2026, Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi këtë vendim, duke i hapur rrugë ekzekutimit të vendimit të IMT-së pas komunikimit të tij.

Ndërhyrja e sotme liron një pjesë të Parkut të Liqenit të Tiranës nga një ndërtim pa leje. Bashkia e Tiranës do të vijojë zbatimin e vendimeve për mbrojtjen e territorit dhe të hapësirave të gjelbra të qytetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.