Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 May 2026
Vizion fokus

AMP rikthehet në komisariatin e Sarandës, ndalon nënkomisarin Edmond...

Avioni luftarak i NATO-s rrëzon një dron ukrainas mbi...

Brisida Shehaj: Edi Rama mbahet në këmbë nga PD-ja,...

Brisida Shehaj zbulon emrin: Ministrja që e kam pasur...

“S’kam për t’i falur kurrë”, Brisida Shehaj preket për...

“Arbitrazhi i Bankers erdhi prej meje”, Brisida Shehaj: Ja...

“Llum e mllef kur isha drejtoreshë e Tatimeve”, Brisida...

Brisida Shehaj: Ja si nisi karriera ime në PS,...

“Unë s’kam qenë ushtare e partisë”, Brisida Shehaj: Në...

“Duhen dy veta për të kërcyer tango”, JD Vance:...

Parku eolik i Tropojës, Rama: Drejt përmbushjes së objektivit për ta bërë Shqipërinë vend sovran në prodhimin e energjisë

12 Janar 11:43

Kryeministri Edi Rama dhe Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizituan sot parkun eolik të Tropojës, një nga investimet më të rëndësishme në sektorin e energjisë në vend.

Rama tha se finalizohet një përpjekje 2-vjeçare dhe shprehu besimin se, brenda 12 muajve dhe pa llogaritur periudhën e dimrit intensiv, ky park energjetik do të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në Shqipëri.

Ai shtoi se ky investim është pjesë e strategjisë për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë, duke shmangur nevojën për të blerë sasi të mëdha energjie me çmime të larta nga tregu ndërkombëtar gjatë periudhave kur mungojnë shirat.

Rama: Më vjen mirë që sot finalizojmë një përpjekje 2-vjeçare. Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë ashtu si duhet dhe në harkun e 12 muajve, pa llogaritur periudhën kur dimri është intensiv ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë, të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë. Unë kam besim që jo vetëm do të përfitojmë një burim të ri dhe të fuqishëm energjie të rinovueshme, por do të përfitojmë edhe dije të reja dhe do të përfitojmë një vlerë të shtuar në kulturën e punës dhe veprimit në një sektor kaq strategjik.

Edhe ky investim shkon në ate drejtim strategjik dhe në rrugën e përmbushjes së atij objektivi të madh strategjik për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë. Ne kemi trashëguar një sistem me shumë të çara, sa që kur na ka munguar shiu na është dashur të dalim në tregun ndërkombëtar dhe të blejmë sasi të mëdha energjie me çmime të kripura. Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit. Ne do të jemi në kategorinë e atye jo shumë vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë kur vjen puna te prodhimi i kësaj lënde vitale për organizmin e një shteti. Kjo si rezultat i investimeve të bëra gjatë gjithë këtyre viteve.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Edi Rama

Nga e njëjta kategori

AMP rikthehet në komisariatin e Sarandës, ndalon nënkomisarin Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

më shumë...

Brisida Shehaj: Edi Rama mbahet në këmbë nga PD-ja, Berisha të riorganizojë partinë!

më shumë...

Brisida Shehaj zbulon emrin: Ministrja që e kam pasur mikeshë, sot është zhgënjimi im më i madh!

më shumë...

“S’kam për t’i falur kurrë”, Brisida Shehaj preket për sulmet ndaj familjes: Aq sa babai im…

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:42

AMP rikthehet në komisariatin e Sarandës, ndalon...

10:37

Avioni luftarak i NATO-s rrëzon një dron...

10:15

Brisida Shehaj: Edi Rama mbahet në këmbë...

10:05

Brisida Shehaj zbulon emrin: Ministrja që e...

9:46

Si e ndryshon shtatzënia trurin e nënës?!

9:41

“S’kam për t’i falur kurrë”, Brisida Shehaj...

9:36

“Arbitrazhi i Bankers erdhi prej meje”, Brisida...

9:23

“Llum e mllef kur isha drejtoreshë e...

9:18

Brisida Shehaj: Ja si nisi karriera ime...

9:14

“Unë s’kam qenë ushtare e partisë”, Brisida...

8:32

“Duhen dy veta për të kërcyer tango”,...

8:27

Me shpejtësi skëterrë, “Porsche” përplas makinat e...

8:19

Progres me IBAR, Coela vendos te enjten,...

7:43

Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në...

7:34

Inceneratori i Elbasanit, Gjykata e Lartë lë...

7:30

PE i jep “Urdhrin Evropian të Meritës”...

7:05

Rusia paralajmëron vendet baltike: Anëtarësimi në NATO...

6:49

“Masakra e Lushnjes”, Gjykata e Lartë rrëzon...

6:44

Nga Rama tek Karakaçi, 9 interpelanca në...

6:39

NATO: Tërheqja e forcave amerikane nga Evropa...

Më të klikuarat

  • Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...
  • Një shaka që “i ngriu gjakun” Ilirit, fermeri merr surprizën...
  • Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin 57...
  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • “Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjal...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.