Pavarësisht se të dhënat nuk janë aspak inkurajuese me shifra që po përkeqesohen ndjeshëm, Parisi nuk ka ndërmend të paktën për momentin që ti kthehet masave shtrenguese.

 

Burime të afërta me Ministrin e Shëndetësise Olivier Veran, i thanë mediave franceze se edhe këtë të enjte në daljen e tij javore, nuk pritet që të komunikojë masa izoluese në Paris pas rritjes së madhe te rasteve me Covid-19.

 

 

Prej ditësh kjo situatë problematike po vëzhgohet me kujdes nga autoritetet. Mirëpo pavarësisht se të dhënat tregojnë se Parisi është në zonën e riskut maksimal, ashtu sic ndodhi me Marsejen javën e kaluar, për kryeqytetin autoritetet nuk duan ta ndërmarrin këtë hap.

 

 

Mbyllj e bareve dhe restoranteve për 15 ditë, sic ndodhi në Marseje dhe Aix-en-Provence, do të sillte pasoja të mëdha ne ekonominë pariziene aty ku numri I turisteve është shumë I madh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *