Subscribe

“Nafta rrezikon te shkoje deri ne 600 leke/litri” ka paralajmëruar eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj.

 

I ftuar në emisionin “Quo Vadis” Danaj u shreh se vetëm në katër muajt e parë të vitit konsumi i naftës ka rënë me 15 përqind gjë e cila do të ndikojë në rritjen e çmimit të saj.

 

“Qeveria të paktën të kopjonte vendet etjere ose të ndryshonte taksë, si shumë vende të tjera që disa prej tyre kanë hequr edhe akcizën. Vetëm katër mujorin e parë të vitit në kemi një ulje të konsumit me 15 përqind.

 

Nëse situate nuk do të ketë ndryshime, në 2024, nafta do të shkojë 300 dollarë për fuçi. Dhe nëse vazhdon kështu nuk do të çuditemi as kur litrin e naftës ta kemi 600 lekë të reja. Por qeveria si rregullator duhet të shikojë shtresat në nevojë.”- tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *