E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Parandalohet sulmi i dytë kibernetik në Ukrainë

Policia ukrainase për kibernetikë ka bllokuar sulmin e dyte kibernetik kundër Ukrainës, ka thënë ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov.

 

Ekspertët janë ende duke kërkuar se kush ka qenë mrapa sulmeve të javës së kaluar, të cilat kanë sulmuar shumë sisteme kompjuterike të kompanive të mëdha në të gjithë botën.

 

Reklamë

Zyrtarë të Intelegjencës ukrainase kanë thënë, se disa nga fazat fillestare të sulmit kishin nisur nga shpërndarja e virusit nga kompania M.E. Doc.

 

Pronarët e kësaj kompanie i kanë mohuar akuzat, shkruan REL.

 

Avakov ka thënë përmes rrjetit social Facebook se policia për kibernetikë ka bllokuar aktivitetin e adresave elektronike nga serverët e kompanisë M.E. Doc.

Vazhdo të lexosh

Reklamë