Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme në Dibër.

 

Pas marrjes së një denoncimi se 27-vjeçari po dhunonte me sende të forta 3 anëtarët e familjes, njerkën, motrën dhe vëllain e mitur, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

 

I riu me iniciale E.Ll është arrestuar në flagrancë nga uniformat blu.

 

Dibër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në familje.

 

Goditi me sende të forta, 3 pjesëtarë të familjes së tij (mes tyre një të mitur), dhe i kanosi ata për jetën, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

 

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Rreth-Kale, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendin e njoftuar, për të neutralizuar dhe për të vënë në pranga autorin.

 

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale, në familje, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Ll., 27 vjeç, banues në Dibër.

 

27-vjeçari, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, njerkën, motrën dhe vëllanë e tij të mitur, si dhe i ka kanosur ata, për jetën.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *