Policia e Dibrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje dhe ka vënë në pranga një 38-vjeçar.
Shtetasi E. M., banues në fshatin Lishan dhunoi dhe kanosi për jetën bashkëshorten e tij.
Ai gjithashtu posedonte në banesë, armë zjarri pistoletë, granata dore dhe municion luftarak.
38-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./vizionplus.tv





