Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 December 2025
Vizion fokus

Italia forcon mbështetjen për Ukrainën, Meloni telefonon Zelenskyn: Gjeneratorë...

Sigurimi me detyrim nga tërmetet miratohet këtë dhjetor, sa...

Tabaku: Paqja fiskale, një aventurë me risk për integrimin

Pas grabitjes spektakolare, një tjetër goditje për Luvrin, përmbytja...

Malaj: Jemi konsultuar me BE dhe FMN për paqen...

E konfirmon ministri: Po  mbaron koha e bonuseve, tani...

Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në...

Nuk ndalen sulmet ruse ne Ukrainë, goditjet vijnë pas...

Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez, publikon momentet...

Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e...

Paralizohet transporti publik në Prishtinë, punonjësit kërkojnë zgjidhje urgjente, protestës i bashkohet edhe kryetari i bashkisë

24 Nëntor 11:05

Prishtina mbetet pa autobusë të Trafikut Urban, punonjësit protestojnë për krizën financiare

Që nga mëngjesi i së hënës, autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë nuk kanë dalë në qarkullim për shkak të vështirësive serioze financiare dhe mungesës së karburanteve. Ndërmarrja kishte paralajmëruar një ditë më parë se do të ndërpriste të gjitha linjat për shkak të pamundësisë për të vazhduar operimin.

Punëtorët e kompanisë janë mbledhur jashtë objektit të ndërmarrjes, ku kanë protestuar dhe kanë kërkuar ndërhyrje urgjente nga Komuna e Prishtinës. Ata theksojnë se situata financiare ka arritur në nivel kritik, duke rrezikuar jo vetëm funksionimin e ndërmarrjes, por edhe transportin publik nga i cili varen mijëra qytetarë çdo ditë.

Sipas Sindikatës së Trafikut Urban, ndërmarrja përballet me borxhe të mëdha, si ndaj Komunës së Prishtinës ashtu edhe ndaj furnitorëve. Mungesa e mjeteve financiare ka sjellë pamundësinë për të siguruar karburant, për të kryer shërbime teknike dhe për të paguar pagat e prapambetura të punëtorëve.

Gjatë protestës, sindikata kërkoi që Komuna të marrë përgjegjësinë e saj dhe të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të shmangur kolapsin e plotë të shërbimit të transportit publik, nga i cili përfitojnë rreth 60 mijë pasagjerë në ditë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, iu bashkua protestës, duke shprehur mbështetje për punëtorët dhe duke theksuar se kriza financiare e Trafikut Urban kërkon ndërhyrje të shpejtë nga Qeveria dhe Ministria e Financave. Ai vlerësoi se situata ka ndikim të drejtpërdrejtë te punëtorët, qytetarët dhe sektori i transportit në tërësi, duke nënvizuar nevojën për një zgjidhje të menjëhershme institucionale.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Prishtine proteste transporti urabn

Nga e njëjta kategori

Dhjetori nuk është muaji i tyre, këto janë shenjat e pafata të Horoskopit këtë muaj

më shumë...

Italia forcon mbështetjen për Ukrainën, Meloni telefonon Zelenskyn: Gjeneratorë dhe pajisje emergjente drejt Kievit

më shumë...

Tabaku: Paqja fiskale, një aventurë me risk për integrimin

më shumë...

Pas grabitjes spektakolare, një tjetër goditje për Luvrin, përmbytja shkatërron qindra dokumente historike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Vrau gjithë anëtarët e familjes, nuk pendohet 27-vjeçari: Du...
  • Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në 25%, për...
  • “Pse më parakalove”, si ndodhi plagosja me armë në Berat, zb...
  • EMRI/ Dënohet me 14 vite burg shqiptari në Angli, i dështon...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 7 dhjetor 2025, çfarë kanë para...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.