Paralajmëron Kryemadhi: Kontratat koncesionare të paligjshme, do ndjekim këmba-këmbës abuzuesit
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se kontratat koncesionare janë të paligjshme dhe zgjidhen në mënyrë të njëanshme nga qeveria.
Ajo theksoi se të gjithë ata persona që përfshihen në këto kontrata të paligjshme do të përballen me një sërë akuzash, në çdo shtet ku ata do të shkojnë.
“Vullnet politik për të zbatuar ato kontrata, që ata edhe pse i kanë firmosur nuk i kanë zbatuar kurrë. Pra janë disa kontrata të cilat po t’i shikoni kanë një nxitim me vrap të qeverisë, edhe të bizneseve, të cilët po kërkojnë të zgjidhin kontratat e koncesioneve, në mënyrë të tillë që të shkojnë në arbitrazh, që të fitojnë ato para që kanë pasur në plan nëpërmjet gjyqeve të arbitrazhit, të cilat edhe këto kanë nga mbrapa një mafie tjetër. Nëse deri dje kishim injektimin e parave të drogës në ndërtim apo në projekte të ashtuquajtura të rindërtimit, apo parave të pista, pa origjinë, zhvillime aeroportesh tre dimensionale që nuk u gjendën kurrë paratë dhe s’u bënë kurrë aeroportet, por ishin thjesht trampolina të parave të pista për t’i sjellë në Shqipëri dhe për ta kthyer Shqipërinë në lavatriçe pastrimi parash. Ashtu është edhe kjo situatë tani, që për të lëvizur ose për të marrë një përfitim përsëri, bëhen këto të ashtuquajtura kontrata koncesionesh, të cilat janë të paligjshme. Zgjidhen në mënyrë të njëanshme nga qeveria dhe më pas çdo zgjidhje kontrate bëhet sërish e pa ligjshme, e parregullt, në mënyrë të tillë që koncesionari t’i drejtohet Gjykatës Europiane”.




