E martë, 17 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Paralajmëron Hoxha: Ditën që Rama largohet si kryeministër, PS-ja do të shkrihet

Gazetari Artan hoxha ka paralajmëruar nga studio e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se Partia Socialiste do të shkrihet me largimin e Edi Ramës si kryeministër. Sipas Hoxhës, socialistët nuk i dëgjojnë qytetarët.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi nënvizoi se socialistët kanë zgjedhur që në publik të bëhët debat vetëm për qytetarët.

Pjesë nga intervista:

Bushati: Veliaj nga burgu kërkon shkarkimin e Ramës, thotë gjërat më të zeza. Kush ishte Erion Veliaj? Njihej si numri 2 i pushtetit, pasardhësi. Kur Erion Veliaj i thotë të njëjtat gjëra Ramës, siç i ka thënë Saliu, sot Veliaj thotë se Rama është e keqja e vendit. Dhe çdo socialist thotë se duhen 30 për qind e votave.

Reklamë

Klosi: Sa i përket asaj që Veliaj ka thënë për Ramën, për ne nuk ka asnjë arsye. Është e drejtë dhe e logjikshme të mos merremi me problematikat në publik. Kemi zgjedhur një rrugë tjetër. Kemi zgjedhur të bëjmë debat për qytetarët.

Hoxha: Ju si nuk i dëgjoni qytetarët? S’keni lidhje me socialistët, jo më me qytetarët. Ditën që Rama ikën si kryeministër, PS-ja do të shkrihet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.