E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Paralajmëroi ngjarjen në Instagram/ Hidhet nga kati i 60 ish Missi i njohur në SHBA

Një ish-Miss i njohur në SHBA, Cheslie Kryst  ka humbur jetën tragjikisht në moshën 30-vjeçare.

 

Ajo humbi jetën të  dielën në mëngjes pasi u hodh nga kati i 60-të i një ndërtese në Manhattan. Kryst, e cila u kurorëzua Miss SHBA në vitin 2019, përpara se të vdiste kishte postuar një foto në Instagram.

 

Reklamë

Në foto ajo kishte shkruar edhe një mesazh: Kjo ditë ju sjelltë prehje dhe paqe.

 

Mbretëresha e bukurisë, avokatja dhe prezantuesja televizive jetonte në katin e nëntë të ndërtesës ku vdiq. Ajo ka qenë vetëm në momentin që është hedhur nga lartësia dhe për herë të fundit është parë në katin e 29-të.

 

Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë ish-Missin të marrë këtë veprim tragjik për jetën e saj, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë