Nisur nga fluksi i madh i pushuesve që udhëtojnë drejt jugut në fundjavë, njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka monitoruar autostradën Vlorë- Levan.

 

Policia bën me dije se për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor për parakalim të gabuar dhe tejkalim shpejtësie deri në 177 km/h, janë vendosur gjithsej 41 gjoba nga 3.000 deri në 12.000 lekë të reja, si dhe janë pezulluar 18 leje drejtimi me afate që variojnë nga 1 muaj deri në 4 muaj.

 

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *