E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Para nga qielli, luks dhe statuja prej ari, Trump ndan videon e AI të vizionit të tij për të ardhmen e Gazës

Në fillim të këtij muaji, Donald Trump bëri një njoftim, duke thënë se SHBA do të “marrë dhe zotërojë” Rripin e Gazës dhe do të zhvillojë enklavën e rrethuar palestineze si “Riviera e Lindjes së Mesme”.

Përgjatë këtyre linjave, llogaria zyrtare e Trump në Instagram postoi një video të çuditshme, të krijuar nga AI, që tregon pamjet e të ashtuquajturit “vizion” të tij për Gazën.

Reklamë

Video e krijuar nga tregon Trump duke pirë kokteje me Kryeministrin Izraelit Benjamin Netanyahu. Videoja paraqet propozimin e Trump për Gazën, duke e transformuar atë në një resort luksoz dhe duke e quajtur “Riviera e Lindjes së Mesme”.

Videoja gjithashtu e paraqet Trump-in si një figurë të nderuar, me një statujë të artë të tij dhe skena ekstravagante, si paraqitja e parave që bien nga qielli dhe shfaqja e Elon Musk.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë