Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 May 2026
Vizion fokus

Vrasjet në shkolla dhe shpërndarja e drogërave, Hita telegram...

BE monitoron “paqen fiskale”, Tatimet: Do na asistojnë edhe...

Disa të shoqëruar për grabitjen, pasi morën bizhuteri në...

Zona e ish-Kënetës nuk gjen qetësi! Shoferi i dehur...

Aksion “blic” në burgun e Lushnjës dhe atë të...

Telefonata që alarmoi policinë, pronari i mjetit dyshoi për...

Detaje nga alarmi për eksploziv në Korçë, pronari i...

Telefonata që alarmoi policinë e Korçës, pako e dyshimtë...

Ndryshime në “paqen fiskale”, ekspertët: Udhëzimi ka përjashtuar bizneset...

Rama: Presim lajme të mira nga BE, opozita e...

Paqja fiskale, fituan ata që abuzuan ndër vite. A do të ankimohet në Kushtetuese?

14 Dhjetor 21:07

Mes kundërshtish të forta, nga BE, FMN, Dhoma Amerikane e Tregtisë, ekspertë dhe qëndrimet kundër të opozitës, Parlamenti miratoi këtë javë ligjet që përfshijnë nismën e “Paqes Fiskale”.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ishte grupimi i parë dhe i vetëm i biznesit që doli publikisht kundër kësaj nisme, në prag të miratimit të saj në Kuvend.

Neritan Mullaj drejtor i dhomës Amerikane në një intervistë për emisionin E-ZONE tha se qëndrimi i dhomës kishte për qëllim sensibilizimin e ligjvënësve për rreziqet që sjellin ligjet e kësaj nisme.

“Në prag të miratimit të këtyre ligjeve në Kuvend, ne dolëm me një qëndrim zyrtar, pasi donim që të sensibilizonim deputetët lidhur me risqet që mbart kjo nisëm ligjore. Por mesa duket ky sensibilizim nuk pati rezultat. Për ne shqetësimi kryesor lidhet me pabarazinë që krijon në treg, mes tatimpaguesve korrektë, që kanë zbatuar ligjin dhe atyre që nuk e kanë zbatuar atë. Këta të fundit dolën më të favorizuar. Kjo për ne do të prodhojë dekurajim të tatimpaguesve të rregullt”, tha Mullaj në Vizion Plus

Por varianti final i miratuar i paqes fiskale, nuk mori në konsideratë disa propozime që u bënë nga të dy kampet politike, propozime që në thelb kërkonin më shumë transparencë për përfituesit dhe vendosnin rregulla më të qarta, për të ndaluar legalizimin e parave me orgjinë të dyshimtë.

Deputetë të Partisë Demokratike kërkuan që Presidenti të mos e dekretojë këtë ligj, në të kundërt do të ezaurohen hallkat e ankimimit deri në Gjykatën Kushtetuese. Por mbetet për tu parë edhe qëndrimi i Dhomave të Tregtisë, nëse do të vendosin që edhe ata të ankimojnë këtë ligj.

“Unë nuk mund t’ju them tani se cili do të jetë hapi i mëtejshëm i Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ne kemi një bord dhe do të mblidhemi për të vendosur për qëndrimin tonë më tej. Ajo që themi me siguri është fakti se ky ligj ka rreziqe serioze për ekonominë. Përveç parabarazisë, kjo nisëm krijon një disbalancim edhe në politikën e taksave e cila, duke ofruar lehtësi bizneseve që të rideklarojnë ato që kanë shmangur ndër vite me një normë tatimi të reduktuar. Ndërkohë biznesi i ndershëm ka paguar norma tatimore 15 dhe 23 %. Paralelisht këto para që do të rideklarohen nuk shoqërohen dhe me dokumentacion, çka lë vend për legalizim parash me orgjinë të dyshimtë”, tha kreu i Dhomës Amerikane.

Në total janë 202 mijë biznese që janë debitor ndër vite në administratën fiskale, me një borxh prej 1.6 miliard lekë. /vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Ekonomi
Tagged:
E-zone paqja fiskale Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ekspozitë në stacionin e trenit, nostalgjikët e transportit hekurudhor shijojnë muzikën Jazz dhe poezi

më shumë...

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët shqiptarë presin me orë për të kaluar në Greqi

më shumë...

BE monitoron “paqen fiskale”, Tatimet: Do na asistojnë edhe ekspertët e FMN

më shumë...

Disa të shoqëruar për grabitjen, pasi morën bizhuteri në argjendarinë në Kamëz autorët u larguan drejt Zall-Herrit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:20

Ekspozitë në stacionin e trenit, nostalgjikët e...

2:08

Vrasjet në shkolla dhe shpërndarja e drogërave,...

2:02

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët shqiptarë...

1:57

BE monitoron “paqen fiskale”, Tatimet: Do na...

1:49

Disa të shoqëruar për grabitjen, pasi morën...

1:34

Zona e ish-Kënetës nuk gjen qetësi! Shoferi...

12:42

Aksion “blic” në burgun e Lushnjës dhe...

12:30

Telefonata që alarmoi policinë, pronari i mjetit...

12:21

Detaje nga alarmi për eksploziv në Korçë,...

11:55

Telefonata që alarmoi policinë e Korçës, pako...

11:45

Filarmonia e Kosovës në Korçë, publiku shijon...

11:42

Shkollat në epokën dixhitale, mësuesit trajnohen për...

11:36

Sinjal pozitiv për lindjet, INSTAT: Në tre...

11:34

Ndryshime në “paqen fiskale”, ekspertët: Udhëzimi ka...

11:31

Rama: Presim lajme të mira nga BE,...

11:10

Lufta boshatis fabrikat: Rusia dhe Ukraina importojnë...

10:32

Sulm me dronë ndaj Moskës, shpërthime në...

9:57

PD bashkoi votat me PS për votimin...

9:49

Shërbimet online, Rama: Shqipëria, në vendin e...

9:43

Digjen 3 makina në Tiranë, dyshohet për...

Më të klikuarat

  • “Kisha 1 vit e gjysmë e lidhur”, ndarja LIVE dhe...
  • “Vëllai kishte 100% të drejtë”! Nuse në Gjakovë...
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar
  • E rëndë në Itali, makina përplas 10 persona në Modena, shofe...
  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.