Subscribe

Në konferencën për shtyp mbajtur këtë të premte, presidenti Ilir Meta refuzoi të jepte një emër preferencial kur u pyet për kreun e ri të shtetit.

 

Pas përfundimit të mandatit të Presidentit, Meta theksoi se do të angazhohet në një opozitë të fortë.

 

“Për mua është e rëndësishme që Presidenti apo Presidentja e ardhshme të respektojë Kushtetutën e Shqipërisë, të mbroj sovranitetin dhe integritetin e Republikës, të udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe publik. Kjo s’është e lehtë. Gjithmonë ka pasur probleme mes institucionit të presidentit dhe kryeministrave. Pushteti tenton drejt kapjes së pushtetit dhe në analizat e kohës së kaluar, zbulohet që koha më bashkëpunuese mes institucionit të Presidentit dhe Kryeministrisë ka qenë kur unë kam qenë kryeministër dhe Rexhep Mejdani President. S’do të ketë më opozitë që i ikën betejave, duke favorizuar pikërisht cënimin e demokracisë dhe këtyre parimeve. Opozita është kudo përtej kësaj dere, në çdo rrugë dhe rrugicë të Shqipërisë”, nënvizoi Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *