Subscribe

Paqartësitë per datën e mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme ne Maqedoni janë shtuar, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vlerësoi se, nuk mund të bëhet pastrimi i regjistrit zgjedhor deri në datën 24 prill, siç ishte vendosur ne marrëveshjen e korrikut. Me pare, komisioni kishte dhënë garanci se ekzistonin kushtet per zgjidhjen e ketij problemi, por ne njoftimin e tij theksohet se ne këtë afat të shkurtër nuk mund te kete listë të besueshme zgjedhësish dhe zgjedhje të besueshme. Ndërmjetësi europian Peter Van Hojte vijon bisedimet me grupet e punës se forcave politike, por palet nuk kane afrime ne qëndrime, pavarësisht apelit te komisionerit per Zgjerimin Johanes Hahn. Ngërçi nuk është zgjidhur as per çështjen e medias, siç deklaroi Van Hojte. Ai kërkoi qe politikanet te mbajnë larg duart nga mediat, qe meritojnë te jene kritike dhe te pavarura. Ndërkaq disa media ne Maqedoni përmendin si mundësi mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme ne 5 qershor, ose ne afatin e rregullt pas dy vitesh. Ne keto kushte dorëheqja e kryeministrit Gruevski mbetet pezull, pasi sipas ligjit ajo duhet te ndodhe 100 dite përpara mbajtjes se zgjedhjeve. Ndërkaq, ne nje postim te tij ne rrjetet sociale, kryetari i BDI, Ali Ahmeti partia e te cilit mbështet mbajtjen e zgjedhjeve ne 24 prill, iu rikthye mesazheve te përcjella gjate takimit me Hahn ne Shkup, duke theksuar se vendi nuk mund te mbetet peng i interesave te ngushta partiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *