Subscribe

Një projekt pilot i nisur në bashkinë e Vlorës dhe atë të Korçës në kuadër të planit kombëtar të de-institucionalizimit, ka krijuar paqartësi mbi fatin e të miturve që janë rezident në shtëpitë e foshnjës.

 

Projekti synon kthimin e të gjithë fëmijëve pranë familjeve biologjike. Kjo duke u ofruar prindërve të tyre një ndihmë ekonomike, me qëllim përballimin kushteve të vështira të jetesës.

 

Ndonëse shumë nga këto familje kanë problematika të mëdha ekonomiko-sociale, autoritetet thonë se iniciativa është pozitive, pavarësisht se shoqëria shqiptare nuk është ende gati për këto lloj shërbimesh.

 

IRENA STASA

DREJTORESHE E SHERBIMIT SOCIAL, VLORE

 

Ne si shoqëri nuk jemi përgatitur për këto lloj shërbimesh, sespe janë të parakohshme prandaj jemi dhe një bashki si ne dhe Korca për të parë si do eci ky projekt pilot. Kemi besim se duke bërë trajnime të herëpasëhershme me familjet që do të përzgjidhen. Gjithashtu psikologia punonjësa sociale do jetë në mënyrë të përditshme në këto familje sa të përhapet si model dhe do shohim mbarëvajtjen.

 

BENILA THEMELI

NENKRYETARE, BASHKIA KORÇE

 

Nuk besoj se ka prind biologjik qe nuk e do femijen ta kete prane vetes se vet. Ne kushtet e mungeses ekonomike apo te problematikave sociale qe keto familje kane patur jane detyruar per ti lene ne mjediset e shtepise se foshnjes duke ardhur dhe duke i vizituar vazhdimisht. Asnje prind biologjik nuk e humbet interesin oer femijen e vet. jane kushtet ekonomike,sociale apo psikologjike te familjes qe jane detyruar qe femijet ti lene prane ketij institucioni.

 

Në rastet kur të miturit nuk do të pranohen nga prindërit e tyre, alternativë do të jenë familjet kujdestare; të cilat përfshinë të afërmit me lidhje gjaku, familjet birësuese por dhe qëndrimin në institucionet jetimore.

 

BENILA THEMELI

NENKRYETARE, BASHKIA KORÇE

 

Interesi i femijeve eshte primar dhe theksoj qe shumica e femijeve ne shtepine e foshnjes ne Korce jane femije jetim jo biologjik, por social. Qe do te thote jane femije qe kane familjen biologjike por ne pamundesi per tu kujdesur per ta. Forcimi i familjes biologjike duke pare mundesine e kthimit tek familja e tyre biologjike ose varianti i dyte ne familje kujdestare, qe mund te jene familje me lidhje gjaku por jo vetem sipas kritereve teknik te percaktuara ne kete proces.

 

Në shtëpinë e foshnjës në Korçë “Lulet e Vogla”, momentalisht janë 15 fëmijë të moshës nga 0 deri në 6 vjeç. Ndërkohë në atë të Vlorës, 13.

 

Pesë prej tyre janë në proces birësimi,ndërsa 8 të tjerët janë pa përkujdesje prindërore.

 

Autoritetet bën të ditur, se projekti është pilot deri në zbatimin e tij të plotë dhe asnjëra prej shtëpieve nuk do të mbyllet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *