E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Papa Leoni XIV: Rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për paqe!

Papa Leoni XIV është shprehur se rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për paqe.

Ai kujtoi sulmin terrorist në kishën Mar Elias në Damask, Siri, të tre ditëve më parë. Papa ia besoi viktimat mëshirës së Zotit dhe ofroi lutjet e tij të vazhdueshme për ata që u plagosën dhe familjet e tyre.

“Unë jam pranë jush dhe e gjithë Kisha është me ju. Ky sulm i fundit nxjerr në pah brishtësinë e thellë që Siria vazhdon të përjetojë pas viteve të paqëndrueshmërisë dhe dhunës”, tha Papa.

Papa bëri thirrje edhe një herë për t’i dhënë fund dhunës në rajon dhe përsëriti nevojën për paqe, duke iu referuar fjalëve të profetit Isaia.

Reklamë

 “Një komb nuk duhet ta ngrejë shpatën kundër një kombi tjetër, as nuk do të mësojnë më luftën’, tha ai. 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë