Papa Françesku e konsideroi të dhimbshëm përfundimin e armëpushimit mes Hamasit e Izraelit. Ai iu bëri thirrje palëve që të arrijnë një marrëveshje të re armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Papa tha gjithashtu se mendimet e tij janë me ata njerëz që janë ende peng në Gaza dhe me mungesën e mallrave të nevojshme në territorin palestinez.

 

Mesazhi i Papës, i cili vuan nga një infeksion i frymëmarrjes, u lexua nga një ndihmës gjatë predikimit të tij, të cilin ai e mbajti nga pjesa e brendshme e rezidencës së tij në Vatikan dhe jo nga ballkoni me pamje nga sheshi i Shën Pjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *