Papa Françesku pritet që në muajin shkurt të zhvillojë një vizitë në Abu Dabin në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Lajmi është bërë i ditur nga Vatikani këtë të enjtje. Ndërkohë kujtojmë se kjo është vizita e shtatë e Papës në një komb me shumicë myslimane, në të cilën pritet të bëjë thirrje për paqe brenda religjioneve.

 

Ky udhëtim do të ndodhë nga 3 deri më 5 shkurt. Ndër të tjera në njoftimin e tij zyrtar Vatikani ka thënë se Papa ka pranuar ftesën nga princi i kurorës së Abu Dabit, sheiku, Mohammed bin Zayed al-Nahyan dhe nga një komunitet i vogël katolik në këtë vend.

 

Papa deri më tani ka vizituar Turqinë, Jordaninë, Egjiptin, Bangladeshin, Azerbajxhanin dhe territoret palestineze, si dhe ka shfrytëzuar këto udhëtime për dialog mes religjioneve dhe ka dënuar dhunën në emër të Zotit.

 

“Natyra e vizitës do të jetë ‘Më ktheni mua në kanal të besimit tuaj’ dhe ky do të jetë qëllimi i Papës në Emiratet e Bashkuara Arabe”, ka thënë zëdhënësi i Vatikanit, Greg Burke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *