E hënë, 12 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Kronikë

Paniku në Radhimë, arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim

Në vitin 2016 Gaqo Gjini dhe Konstandin Shakaj vodhën 6 milionë lekë në një bankë të nivelit të dytë në Vlorë por policia arriti të prangoste vetëm 37 vjecarin Shakaj nga fshati Kote.

 

Reklamë

Dy vite më pas blutë kishin arritur të siguronin vendodhjen e 38 vjecarit i cili fshihej po në këtë qark por tentativa për ta arrestuar për pak sa nuk përfundoi në tragjedi.

 

Reklamë

Operacioni i zhvilluar në Rradhimë sëbashku me forcat operacionale për kapjen e Gjinit përfundoi me të dyshuarin e plagosur pasi ai tentoi të qëllonte me thikë njërin prej punonjësve të policisë.

 

Sipas njoftimit zyrtar në kushtet e vetëmbrojtjes efektivi e qëlloi në këmbë. I kërkuari kishte marrë me qera një ambient ndërsa ngjarja shkaktoi panik mes pushuesve.

 

 

Gaqo Gjini 38 vjeçar u shpall në kërkim dy vite me pare pasi dyshohej si bashkëpunëtor në grabitjen e nje dege banke ne qytetin bregdetar.  Grabitja u bë në mes të ditës ndërsa Gjini e Kote të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve morën shumën e madhe të parave. Në dalje kamerat e sigurisë fiksuan dhe momentin kur grabitësit vodhën një automjet tip Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë për tu larguar nga vendngjarja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë